Në protestën e Shkupit kundër dënimeve drakonike të Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ishte prezent edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili u prezantua edhe me nofkën ushtarake “Abaz Gjuka”.

Një moment i pakëndshëm për të si duket ka qenë ai moment kur kryetari i Këshillit Organizativ të protestës, Rafiz Haliti, ka folur për Gjykatën Speciale, duke thënë se kjo gjykatë është sponsorizuar nga Moska e Beogradi.

Nga shumë opinionistë që ishin prezentë në protestën e sotme, ky qëndrim i Halitit u vlerësua si thumbues për Ali Ahmetin, sepse vjen në kohën kut ai është në shënjestër të kritikave se ka lobuar për formimin e Gjykatës Speciale, akuza që kryesisht vijnë edhe nga ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, veprimtar dhe profesor i njohur i shkencqve juridike, transmeton portali Lideri.mk.

Pjesën e fjalimit të Halitit që ka të bën me lidhjen e Gjykatës Speciale me Moskën e Beogradin mubf ta përcillni në videon në këtë Link nga minuta 01 e 30 sekonda:https://www.facebook.com/share/v/19desg4zMR/

" "

Edhe veprimtarja kumanovare Teuta Ajeti Bekteshi, ish e burgosur politike, Gjykatën Speciale në Hagë e ka krahasuar me Gjykatat e Beogradit, transmeton portali Lideri.mk.

Video nga fjalimi i saj në këtë Link: https://www.facebook.com/share/v/18xTH76HZt/

sqShqip