Deputetja e VLEN-it, Saranda Imer Stafai, ka reaguar ndaj deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, duke e kritikuar për ndryshimin e qëndrimeve dhe asaj që ajo e cilëson si “transformim politik” në një kohë të shkurtër.

“Definitivisht duhet ta kursejmë frymën, se çdo ditë po dëgjojmë diçka që veshi nuk e pranon e mendja mezi e pranon! Njerëz të transformuar në kohë rekord. Nuk i njeh më: as parime, as karakter, as qëndrime”, ka shkruar në Fejsbuk, Stafai.

Ajo ka vijuar me kritika të drejtpërdrejta ndaj Snopçes, duke e akuzuar për ndryshim të identitetit politik dhe për servilizëm për interesa politike.

“Për shkurt kohë, disa paskan gjetur një identitet të ri. Jeni turpëruar! Çfarë servila! Çfarë jargavitje edhe për një mandat deputeti!”, ka deklaruar deputetja e VLEN-it.

" "

Reagimi i Stafait vjen në kuadër të përplasjes politike mes dy deputetëve dhe përfaqësuesve të subjekteve shqiptare në Kuvend.

sqShqip