Apeli ia vërteton dënimin me burgim të përjetshëm të akuzuarit për vrasjen në kazino
Apeli ia vërteton dënimin me burgim të përjetshëm të akuzuarit për vrasjen në kazino
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Shefki Spahiut.
Kjo Gjykatë e ka rrëzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Spahiu, derisa ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit për dënimin e shqiptuar më 24 shtator 2020.
Ish-polici, Shefki Spahiu është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Jetmir Aliajt në një kazino në Suharekë me armë zyrtare.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.