Kryeqyteti i vendit po përgatitet për një transformim të rëndësishëm urban përmes një sërë projektesh infrastrukturore, të cilat, sipas kandidates për kryetare të Qytetit të Shkupit Kaja Shukova, synojnë ta pozicionojnë Shkupin si një qytet modern, të lidhur dhe funksional.
“Shkupi është një qytet me shpirt, me histori, por edhe me potencial të madh të pashfrytëzuar. Vizioni ynë është që Shkupi të zhvillohet me zgjuarsi, me planifikim dhe me guxim me synime të qarta dhe projekte reale që sjellin ndryshim”, theksoi Shukova.
Sipas Shukovës, e cila sot, së bashku me kandidatin për kryetar të Gazi Babës nga LSDM – Vlatko Mitovski, prezantuan vizionin për Qytetin dhe komunën në sheshin Avtokomanda, fokusi do të jetë në ndërtimin e një Qendre moderne të Kongreseve e cila, siç tha ajo, do ta hapë Shkupin ndaj botës dhe do ta vendosë atë në hartën e destinacioneve ndërkombëtare të kongreseve.
“Ky është një burim ekonomik, turistik dhe kulturor që do ta vendosë kryeqytetin tonë në hartën e destinacioneve të kongreseve. Me Qendrën e Kongreseve, Shkupi mund të presë konferenca të mëdha ndërkombëtare, tubime shkencore dhe profesionale dhe ngjarje kulturore. Kjo do të thotë që Shkupi nuk do të humbasë ngjarje dhe investime”, theksoi Shukova.
Paralelisht, paralajmërori një projekt për një Panair të ri të Shkupit në komunën e Gazi Babës, i cili do të marrë rolin e një qendre rajonale për inovacion, turizëm dhe industri vendase.
“Panairi do të ketë salla modulare, salla konferencash, përmbajtje kulturore dhe tregtare, hapësirë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, industri vendase dhe sektorë krijues. Ky projekt hap tregje të reja, lidh prodhuesit vendas me partnerë të huaj dhe krijon kushte që të rinjtë të qëndrojnë dhe të punojnë pikërisht këtu në Shkup”, shpjegoi Shukova.

