Maqedoni

Dy persona mashtrojnë të moshuarin nga Kumanova, i marrin 1.000 euro

Dy persona kanë mashtruar një kumanovar (72 vjet) duke i marrë 1.000 euro, kumtoi sot SPB Kumanovë. I dëmtuari e ka paraqitur rastin dje në ora 15.00.

“Sipas raportimit, një nga personat i ka ofruar që nëse i jep paratë do i sjell flori për çmim më të lirë, me çka i dëmtuari i ka dhënë paratë personit, ai është larguar dhe nuk është kthyer në vendin e dakorduar për takim”, thuhet në njoftimin e SPB Kumanovë.