May 20, 2024
Maqedoni

Shoqata e Bastoreve dhuron 600 mijë denarë për rastin tragjik në Bullgari, familjarët i refuzojnë

Asociacioni i Bastoreve Sportive të Maqedonisë (ABSM) ka shuruar 600.000 denarë për familjet e viktimave dhe pasagjerëve të lënduar në aksidentin tragjik më 23 nëntor në Republikën e Bullgarisë. Sipas vendimit të anëtarëve të ABSM, mjetet do të transferohen në xhirollogarinë e Kryqit të Kuq, të cilat kjo organizatë do t’i ndajë për udhëtarët e lënduar dhe familjet e viktimave shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Me keqardhje të thellë morëm lajmin për ak*sidentin tr*agjik të trafikut të ndodhur në afërsi të vendit Struma , në Republikën e Bullgarisë, ku humbën jetën bashkëqytetaret tanë dhe disa u lënduan. Humbja e jetëve njerëzore është e pazëvendësueshme, por si një organizatë, e cila ka treguar vazhdimisht përgjegjësinë e saj sociale, ne menjëherë dhe pa hezitim vendosëm t’u ofrojmë ndihmë atyre që në këto momente kane vërtetë nevojë për ndihmë. Shprehim mirënjohjen tonë për Kryqin e Kuq , i cili këtë herë do të mbështesë logjistikisht donacionin tonë dhe do të mundësojë shpërndarjen e mjeteve për të gjitha familjet e viktimave , si dhe për udhëtarët e lënduar që janë shtetas të vendit tonë”, thuhet në kumtesën e ABSM.

Mirëpo Shumica e familjeve të viktimave dhe të lënduarëve me të cilët kontaktuam, thonë për lideri.mk, se nuk do të pranojnë mjete nga ABSM.
“Nuk e dimë se çka do të bëjë Kruqi i Kuq me ato 600 mijë denarë që ka pranuar nga Shoqata e Bastoreve, mirëpo ne nuk do t’i pranojmë ato mjete as si para, e as nëse blehet diçka me to me qëllim që të na dhurohen neve”, ka thënë një familjar.
Të njëjtin qëndrim kanë gati të gjithë familjarët e viktimave dhe të lënduarëve.