May 17, 2024
Rajon - Botë

Kryediplomati austriak: Situata e sigurisë në Ballkan është e brishtë

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Linhart, me rastin e zgjerimit të pjesëmarrjes së ushtarëve dhe policëve austriakë në misionet ndërkombëtare, vlerësoi se situata e sigurisë në Ballkan është e brishtë.

Kryediplomati austriak theksoi se është e rëndësishme që të ketë kujdes më të madh për stabilitetin, sigurinë dhe miqënien në këtë rajon, sepse pasojat mund t’i vuajë edhe Austria.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për variantin e ri të Covid-19, bëjnë ape…

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit austriak, Helmut Brandstetter për situatën e sigurisë në Ballkan, Linhart tha se në Kosovë shpesh lindin tensione, por se me ndërmjetësimin e BE-së, konfliktet zgjidhen ngadalë.

“Evropa duhet t’ua japë një dorë vendeve të Ballkanit”, tha Linhart.

Parlamenti austriak ka vendosur ta zgjasë mandatin rreth 600 ushtarëve në KFOR-it. Gjithashtu u vendos që të vazhdohet me dislokimin e deri në 10 policëve në misionin EULEX, si dhe vendosja e një zyrtari ndërlidhës policor në kuadër të misionit të UNMIK-ut. Gjithashtu, mandati i 400 ushtarëve të ushtrisë austriake në misionin EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë u zgjat.

Është miratuar edhe vazhdimi i pjesëmarrjes në misionin e OSBE-së në Mal të Zi me dhjetë pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes austriake.