Në Bërvenicë hapëm shtabin e VLEN-it dhe prezantuam kandidatin tonë për kryetar komune, Jakup Huseinin.

Jakupi është i Bërvenicës. E njeh mirë këtë vend. I njeh njerëzit dhe hallet e tyre.

Për vite me radhë ka qenë i lidhur me jetën e kësaj komune dhe ka kontribuar për Bervenicën. Edhe pa pasur një post.

Sepse shërbimi ndaj vendit nuk fillon me një titull.
Fillon me punë. Me vullnet. Me përkushtim.

" "

Sot, Jakupi hyn në këtë garë me një vizion të qartë për Bërvenicën.

Më shumë zhvillim. Më shumë punë. Më shumë mundësi për qytetarët.

Sonte nisëm bashkë një rrugëtim të ri.

Për Bërvenicën. Për njerëzit e saj. Për një të ardhme më të mirë./Izet Mexhiti

sqShqip