Kryeministri Hristijan Mickoski sot me një delegacion qeveritar niset për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Janë paraparë takime në Senat, Kongres dhe Departamentin e Shtetit, me përfaqësues të institucionit financiar DFC, me burrështetas dhe organizata tink- tenk me ndikim.

Mickoski do të qëndrojë në Uashington, por do të marrë pjesë edhe në Asamblenë e sivjetme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Siç informoi mbrëmë, për momentin nuk ka plane për takim me delegacionin bullgar.

“Në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së të këtij viti, do të takohemi me një numër të madh burrështetasish. Tashmë kemi konfirmuar takimet. Në parim, jemi përqendruar te fqinjësia, kuptohet, këtu është ajo pritje, normalisht, nga ana e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do të përpiqemi të kemi takime dypalëshe me vendet e Gjirit, ku vlerësojmë se duhet të ndërtojmë marrëdhënie të mira dhe të forta partneriteti. Përndryshe, sa i përket një takimi me delegacionin bullgar, deri në këtë moment nuk kemi në plan një takim të tillë”, përmendi kryeministri.

Në lidhje me takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili zakonisht organizohet nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Nju Jork gjatë Asambleve të përgjithshme, Mickoski në lidhje me kushtet e Bullgarisë për ndryshimin e Kushtetutës dhe qëndrimin e Maqedonisë për garancitë, përsëriti se kjo qeveri po ndjek një politikë të qartë pa bërë asnjë lëvizje të dukshme.

" "

“Ne nuk i ndryshojmë qëndrimet tona menjëherë ose brenda natës, sepse kur ndërtojmë një qëndrim, është një proces që zgjat shumë. Ne parashikojmë gjithçka që mundemi në atë moment, kështu që qëndrimet tona janë shumëplanëshe, nuk janë qëndrime që i ndërtojmë ad hok dhe pastaj i ndryshojmë sipas nevojës. Ne nuk bëjmë lëvizje të tilla për t’u dukur, ne ndjekim një politikë të qartë që ofron garanci në planin afatgjatë. Kjo është strategjia që ka kjo Qeveri. Përndryshe, një takim i tillë është konfirmuar. Kush do të marrë pjesë – varësisht nga niveli, nëse unë apo ministri i Punëve të Jashtme, nëse janë krerët e shteteve apo kryetarët e qeverive, sigurisht që do të jem unë, nëse niveli është në nivelin e ministrave të punëve të jashtme, atëherë ministri i Punëve të Jashtme do të jetë”, ka thënë Mickoski.

sqShqip