Në lagjen Sahat Kulla ka vijuar puna për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ku sot është asfaltuar një pjesë e rrugës “Remzi Hoxha”, me sipërfaqe prej rreth 850 metrash katrorë.

“Punimet janë pjesë e projektit për përmirësimin e infrastrukturës në këtë zonë. Sipas njoftimit, të gjitha objektet në lagje tashmë janë të lidhura me sistemin e ri të ujësjellësit, ndërsa paralelisht po bëhet edhe çaktivizimi i rrjetit të vjetër”, ka njoftuar me këtë rast kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Pas përfundimit të këtyre ndërhyrjeve, puna pritet të vijojë me asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve të tjera në lagjen Sahat Kulla”.
“Punimet synojnë përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe infrastrukturës në lagje, ndërsa projekti parashikon ndërhyrje edhe në rrugë të tjera në territorin e Çairit”, theksoi Mexhiti.

Ja postimi i plotë:

" "

Sot, ishim në lagjen Sahat Kulla, ku pamë nga afër asfaltimin e një pjese të rrugës “Remzi Hoxha”, me sipërfaqe prej 850 m².

Ky është vazhdim i punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në këtë pjesë të qytetit. Të gjitha objektet janë tashmë të lidhura me sistemin e ri të ujësjellësit, ndërsa paralelisht po bëhet edhe çaktivizimi i rrjetit të vjetër të ujësjellësit.

Pas përfundimit të këtyre punimeve, vazhdojmë me asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve të tjera në lagje.

Sot “Remzi Hoxha”, nesër rrugët e tjera, në gjithë Çairin.

sqShqip