Një zyrtar policor mbrëmë është sulmuar e më pas është tërhequr me automjet dhe është lënë, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Incidenti ka ndodhur në afërsi të pikës kufitare Bllacë, pasi policia ka tentuar të ndalojë një kamion me mallra të kontrabanduara.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), dje rreth orës 17:00, në drejtim nga vendkalimi kufitar “Bllacë” drejt Shkupit, te vendi i quajtur “Vrajji Vir”, zyrtarët policorë kanë vërejtur një automjet transportues “Volkswagen Transporter” me targa të huaja. Automjeti ka qenë i ngarkuar me mallra të ndryshme të kontrabanduara, ndërsa shoferi nuk ka ndaluar në shenjën e dhënë dhe ka vazhduar lëvizjen.

Pas një kohe të shkurtër, policia ka arritur ta ndalojë automjetin. Gjatë tentativës për të arrestuar shoferin, në vendngjarje ka arritur një automjet tjetër nga i cili ka dalë një person i cili e ka sulmuar fizikisht njërin nga policët.

Gjatë incidentit, një nga personat e ka kapur policin për krahu, me ç’rast ai është tërhequr nga automjeti që drejtohej nga personi tjetër. Më pas është lëshuar, ka rënë në tokë dhe ka pësuar lëndime.

" "
sqShqip