Policia ka identifikuar dy persona të dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit A.M. në Çair të Shkupit.Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ndaj R.K. dhe I.S. është ngritur kallëzim penal për veprën penale “vrasje”, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.

Ngjarja ka ndodhur më 6 shtator 2026, rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pçinski” dhe “Vojdan Çernodrinski”, ku nga një motoçikletë me dy persona është qëlluar me armë zjarri drejt një grupi njerëzish.

Gjatë të shtënave, 26-vjeçari A.M. nga Shkupi u godit nga një plumb. Ai u transportua me autoambulancë në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, por, pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ndërroi jetë nga plagët e marra.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

" "

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ndaj R.K. dhe I.S. është ngritur kallëzim penal për veprën penale “vrasje”, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.

sqShqip