Lajmet e reja

Kastriot Rexhepi: Ka mundësi që të ndërroj vendin në Parlament

Kastriot Rexhepi, deputeti i Besës, i përjashtuar nga partia, thotë se është e mundur ndryshimi i vendit të ulëses në Kuvendin e Maqedonisë.

“Nuk kemi pasur ende seancë plenare dhe aty janë të shënuara vendet. Unë u thashë kolegëve të mi, jam takuar me kolegun Fadil Zendeli nga BESA dhe kam biseduar me të sepse e shoh që ata insistojnë që të më përjashtojnë nga partia, edhe pse kjo është e diskutueshme. Unë u kam sugjeruar se ka mundësi që të ndërroj ndenjësen, megjithëse ky nuk është problem. Secili ka karrigen e vet”, tha Rexhepi për Kanal 77.

I pyetur nëse e viziton rregullisht Kuvendin, Rexhepi tha se është i rregullt kur ka obligime.(INA)