Më 06.09.2026, rreth orës 22:00, në OVR Sveti Nikollë është raportuar se në rrugën lokale f. Pishirovë – f. Cërnilishtë, 19-vjeçarja T.D. nga fshati Cërnilishtë, në rajonin e Sveti Nikollës, duke drejtuar një automjet pasagjerësh “Seat” me targa të Sveti Nikollës, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e plagëve të marra, T.D. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dorëzuar për autopsi.
Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrja nga një ekip i OVR Sveti Nikollë.

