MPB njofton se në burgun e Idrizovës është gjetur i vdekur një i burgosur 60-vjeçar.

“Më 06.09.2026, në orën 05:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues – Burgu Idrizovë u raportua se në institucion është gjetur i pajetë D.M. (60) nga rrethina e Negotinës, i dënuar në këtë institucion.

Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, pa shenja të dukshme dhune, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Një ekip i SPB Shkup ka bërë ekspertizë në vendine e ngjarjes”, thonë nga MPB./Telegrafi/

" "
sqShqip