Regjistrohen 473 raste të reja me virus
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.708 teste të kryera janë regjistruar 473 raste të reja me virusin korona. 246 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se regjistruar edhe 505 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar 14 pacientë të diagnostikuar me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 213.779 raste, prej të cilëve 197.998 janë shëruar, kurse 7.492 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 8.289 raste aktive me Covid-19.