Ethet e Nilit Perëndimor kanë marrë viktimën e tetë në Maqedoninë e Veriut. Ka ndërruar jetë një 70-vjeçar nga Draçeva e Shkupit, i cili po trajtohej në Klinikën për Sëmundje Infektive, konfirmoi për Televizionin 24 ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Sipas informacioneve, pacienti ishte në gjendje kritike dhe kishte disa sëmundje shoqëruese (komorbiditete), transmeton portali Lideri.mk.

Me këtë rast, numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor në vend ka arritur në tetë. Deri tani, të gjithë personat që kanë humbur jetën kanë qenë burra të moshuar me sëmundje shoqëruese./Lideri

sqShqip