Ekipi i Bashkimit e mposhti ekipin e Skopje në transfertë me rezultat 2:1, duke i siguruar tri pikët e para në kampionat dhe duke vazhduar serinë e fitoreve si mysafir në këtë xhiro, përcjell TV21. Bashkimi kaloi në epërsi në minutën e 30-të. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistimit të Ribeiro, sulmuesi i ri Rashid shënoi golin e tij debutues për skuadrën nga Kumanova.

Skuadra e Kumanovës e dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë, kur kapiteni Adis Murati shënoi në minutën e 62-të. Në minutën e 69-të, Limani ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj Nikollovskit në zonën e rreptësisë, ndërsa gjyqtari Idrizi akordoi penallti. I sigurt nga pika e bardhë ishte Ali Adem, i cili shënoi golin e tij të parë me fanellën e Shkupit për rezultatin përfundimtar 1:2.

Në ndeshjet e para të xhiros së 6-të, të zhvilluara dje, Shkëndija e Tetovës u mposht nga Tikveshi me 1:3, ndërsa Bregallnica e Shtipit humbi ndaj Shkëndijës së Haraçinës me 0:1. Të hënën do të zhvillohen ndeshjet Struga Trim & Lum – Sileksi dhe Vardari – Arsimi.

sqShqip