Marsh dhe lule për 5 nxënësit nga Shkupi që humbën jetën në Bullgari (Video)
Nxënësit dhe mësuesit e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Çair të Shkupit kanë marshuar sot në nder të 5 nxënësve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.
Në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ata vendosen lule për 45 viktimat e aksidentit tragjik të 23 nëntorit.
Një nxënëse teksa fliste për humbjen shokëve, u përfshi nga vaji.
Kërkoi që nxënësit dhe të gjithë familjarët e të humburve të mos zhyten në detin e pikëllimit, pasi siç tha, ai nuk ka fund.