Maqedoni

Osmani: Kufomat ende nuk janë identifikuara

Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në deklaratën e sotme për media deklaroi se me plotë të drejtë familjarët e viktimave presin informata zyrtare.

“Familjarët presin informata lidhur me anëtarët e tyre që kanë humbur jetën në këtë aksident. Megjithatë bëhet fjalë për një çështje që ne nuk mund t’i konfirmojmë sepse presim vendim.
Dje kam publikuar emrat e të lënduarve me qëllim që tua lehtësoj çështjen”, tha Osmani.

I pyetur se sa mund të zgjasë identifikimi i kufomave, Osmani tha se kjo nuk ka ndonjë përcaktim kohor sepse procedurat që duhet të kryhen janë individuale për çdo kufomë.
SHPËRNDAJE