Paga minimale në Maqedoni duhet të rritet në 500 euro, porositi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në forumin qytetar në Veles. Ai tha se LSDM-ja në këtë një vit e gjysmë të kaluar ka pasur pesë nisma specifike për rritjen e pagave, por se të gjitha u refuzuan nga qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, e cila, sipas tij, tregoi mungesë të plotë interesi për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

“LSDM-ja gjithë vitin ka ofruar zgjidhje, pagë minimale prej 500 eurosh. Jo populiste, por me një metodologji të qartë, me një model që tashmë është dëshmuar se funksionon, kemi treguar se shteti mund të rritet edhe kur ka kriza, nëse kujdeset për qytetarin”, theksoi Filipçe nga Velesi, dhe shtoi se vendet në rajon si Shqipëria tashmë e kanë rritur pagën minimale në 520 euro, në Serbi paga minimale rritet çdo vit.

Theksoi se të gjitha zgjidhjet e mira ligjore të LSDM-së për rritjen e pagave dhe përballimin me çmimet e larta të ushqimeve u refuzuan sepse pronarët e marketeve janë më të rëndësishëm për qeverinë.

Për shkak të politikave të këqija të qeverisë, shtoi ai, qytetarët nuk mund t’ia dalin mbanë dhe të përballen me rritje të përditshme të çmimit të faturave dhe mungesë parash për nevojat themelore.

Në forumin qytetar me moton “Po luftojmë për shtëpinë tonë”, në të cilin kryetari i LSDM-së tha se qeveria e VMRO-DPMNE-së në një vit e gjysmë të fundit ka treguar mungesë interesi të përgjithshme ndaj qytetarëve dhe masave për përmirësimin e standardit të jetesës.

Kryetari i LSDM-së u ndal edhe te problemet në Veles, të cilat sipas tij po ngecin, se projektet janë bllokuar dhe premtimet kanë mbetur vetëm në letë

sqShqip