Zv/ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka pritur sot në Ministrinë e Transportit grupin punues për projektin e rrugës Tetovë-Prizren, në takimin e radhës me përbërjen e re nga pala kosovare, të kryesuar nga zv/ministri i Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës, Zef Morina.

Në takim janë shqyrtuar çështjet administrative që lidhen me Marrëveshjen ndërqeveritare, si dhe progresi i të dyja palëve në përmbushjen e detyrimeve të tyre – nga aktivitetet në terren deri te përfundimi i dokumentacionit teknik.

Palët kanë përcaktuar hapat e ardhshëm konkretë për avancimin e projektit, me fokus në hapjen e procedurës së tenderimit për projektimin e tunelit ndërkufitar.

“Mbetemi plotësisht të përkushtuar që, me vullnet të plotë dhe bashkëpunim të ndërsjellë, sa më shpejt ta hapim fazën e tenderimit dhe ta çojmë përpara këtë projekt strategjik”, ka deklaruar Zekolli Shaqiri.

" "

Rruga Tetovë–Prizren synon të krijojë një lidhje të re strategjike infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke forcuar lidhjet ekonomike, tregtare dhe të transportit ndërmjet dy vendeve.

sqShqip