Troi, një djalosh 5-vjeçar dhe nip Tetove, po kalon nëpër një betejë të jashtëzakonshme shëndetësore. Ai po përballet me një gjendje komplekse që prek sistemin e tij neurologjik, gastrointestinal, imunitar dhe metabolizmin qelizor. Gjatë muajit të fundit, gjendja e tij është rënduar me episode akute neurologjike, agjitacion të rëndë dhe humbje të aftësive funksionale, shkruan tetova1

Prindërit e tij kanë kërkuar çdo rrugëzgjidhje përgjatë viteve, duke provuar terapi nga më të ndryshmet. Tani, klinika të specializuara në SHBA kanë pranuar rastin e Troit dhe janë të gatshme të fillojnë një plan të detajuar trajtimi. Mirëpo, shpenzimet e mëparshme kanë ezauruar të gjitha mundësitë financiare të familjes, ndaj kërkohet mbështetja e të gjithë shqiptarëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë. Këtij apeli i është bashkuar edhe Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, e cila ka dhuruar 1,000 euro.

Si mund të kontribuoni:

* Xhirollogaria bankare:
* Banka: Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.
* SWIFT Code: RBKOXKPR
* Llogaria (IBAN): XK051501050002931124
* Marrësi: Gentijana Reshtani
* Adresa: Linda 3/10, Fushë Kosovë
* Kontakt i prindit: +38349385552
* Online nëpërmjet GoFundMe:
https://www.gofundme.com/f/kbfqm8-help-troi-continue-his-essential-therapies

" "

Nëse nuk keni mundësi të ndihmoni financiarisht, çdo shpërndarje e këtij lajmi ndihmon që historia e Troit të arrijë te njerëzit që mund t’i japin atij një mundësi për t’u shëruar./tetova1.mk

sqShqip