Maqedoni

‘E Majta’ ka ngritur kallëzim penal kundër Shkodrane Dardhishtës

Partia “E Majta” ka ngritur kallëzim penal ndaj Shkodrane Dardhishtës, zyrtare e BDI-së, për nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe jotolerancës në baza kombëtare.

“E pandehura akuzohet se nëpërmjet Facebook-ut ka publikuar një status kërcënues duke iu referuar luftës së vitit 2001, në të cilën kanë humbur jetën qindra qytetarë të Maqedonisë. Krimi është kryer kundër shtetit dhe qytetarëve të tij, me qëllim të lëndimit të ndjenjave kombëtare të maqedonasve, e frymëzuar nga urrejtja e thellë kombëtare dhe jotolerancës ndëretnike”, thuhet në komunikatën për media të dërguar nga partia “E majta.

“E Majta” pret që Prokuroria Themelore Publike të shqyrtojë seriozisht dhe ta merr parasysh kallëzimin penal, ta thërret Dardhishtën në pyetje dhe të ngrejë kallëzim.