May 21, 2024
Maqedoni

Ministria e Financave për rritjen e pagave/ Marrëveshja kolektive është në proces, s’ka vend për zgjidhje të veçanta June 13, 2023

E në lidhje me kërkesat për rritje pagash, nga Ministria e Financave përmes një komunikate theksojnë se në përgatitje është Ligji i ri i Pagave për të Punësuarit në Sektorin Publik, si dhe Marrëveshja e re e përgjithshme kolektive për sektorin publik, që në të ardhmen do të mundësojë rritjen e pagave në mënyrë të vazhdueshme. Shtojnë se në kushte kur pritet të vendoset një zgjidhje e këtillë sistematike, për të cilën tashmë bisedohet në Këshillin Ekonomik dhe Social, çdo zgjidhje e veçantë, përpara finalizimit të këtyre dy akteve, do të nënkuptojë devijim ndaj vendosjes së sistemit të këtillë dhe arritjes së pikësynimit final.