Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në Austri këngëtari nga Kumanova, Isren Imeri.

Sipas informacioneve të familjarëve dhe miqve të të ndjerit, Imeri kishte pësuar një fatkeqësi në vendin e punës, ku kishte rënë nga skela gjatë orarit të punës.

Pas incidentit, ai kishte marrë për disa ditë përkujdesje mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.

Për momentin nuk ka informacione të konfirmuara lidhur me kohën dhe vendin e varrimit.

" "
sqShqip