Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, vizitoi SHF “Hasan Prishtina” dhe uroi nxënësit për 1 Shtatorin.
Mexhiti njoftoi se këtë vit shkollat fillore të komunës do të pajisen me 1.600 karrige dhe 800 banka të reja. Sipas tij, së bashku me donacionin e vitit të kaluar, janë siguruar gjithsej 2.000 karrige dhe 1.000 banka, duke rinovuar rreth 60% të inventarit shkollor.
Postimi i plotë:
Sot nisëm ditën në SHF “Hasan Prishtina”, ku uruam nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor dhe ndamë me ta gëzimin e ditës së parë të shkollës.
Por, urimi më i mirë për fëmijët tanë është të kujdesemi që ata të mësojnë në kushte sa më të mira.
Vetëm këtë vit, shkollat fillore të Çairit po pajisen me 1.600 karrige dhe 800 banka të reja, ndërsa bashkë me donacionin e vitit të kaluar kemi arritur në gjithsej 2.000 karrige dhe 1.000 banka të reja. Kështu, po rinovojmë rreth 60% të inventarit të shkollave fillore në komunën tonë.
Falënderoj kompaninë Eftinija për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe të gjithë ata që kontribuojnë për krijimin e kushteve më të mira në shkollat tona.
Nxënësve sot u shpërndamë edhe pako me mjete shkollore, si një dhuratë të vogël për një fillim të mbarë.
Të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, ju dëshiroj një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor. Urime 1 shtatori!
Ai falënderoi kompaninë Eftinija për donacionin, ndërsa nxënësve iu shpërndanë edhe pako me mjete shkollore.

