Sadi Bexheti për TV21: Kasami ka shpifur, të kërkojë falje ose do ta padisë
Shpifje, i ka quajtur për TV21 deklaratat e kryetarit aktual të Tetovës, Bilal Kasamit, ish kryetari Sadi Bexheti ku thuhet se “intervenimi i Policisë Financiare në Komunën e Tetovës ka të bëjë me keqpërdorimet gjatë mandatit të Bexhetit i i pari i Tetovës”.
Bexheti ka ftuar Kasamin që publikisht të kërkojë falje, në të kundërtën ka paralajmëruar se do të parashtrojë padi për shpifje kundër tij në Gjykatë”.
“E ndjej të domosdoshme për të dalë para jush dhe për të demantuar deklaratën e kryetarit të Tetovës në ditën e djeshme në lidhje me akuzat ndaj personalitetit tim dhe parregullsitë financiare të konstatuara nuk kanë të bëjnë me periudhën e qeverisjes sime. Ftoj kryetarin e Komunës që të informohet siç duhet përpara se të bëj deklarata të tilla punlike. Nëse i njëjti nuk bënë demantimin e deklaratave të tilla, unë do të jem i detyruar t’i drejtohem Gjykatës me padi për shpifje ndaj meje”, tha Bexheti për TV21.
Ai gjithshtu ka deklaruar se dëshiron t’i bindë qytetarët e Tetovës se ka qeverisur me nderë.
“Unë kam qeverisur me nderë dhe deklarata e kryetarit të Tetovës ka qenë thjeshtë një keqkuptim, i cili duhet të përgënjeshtrohet nga vet ai” tha Bexheti.
Ndërkaq, dje Policia Financiare ka kryer kontrolle në Komunën e Tetovës, siç u tha, “për disa lëndë të ish-kryetarit të Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti”. Kryetari i sapo zgjedhur i Tetovës, Bilall Kasami këtë e quajti presion politik, pasi që siç shton, në 8 vite sa në krye të komunës së Tetovës ka qenë Teuta Arifi, Policia Financiare nuk ka gjetur kohë që t’i procedojë lëndët.
Nga Drejtoria e Policisë Financiare. Përmes një kumtesë me shkrim thonë se punojnë në mënyrë të paanshme dhe kërkohet që rasti të mos politizohet./TV21