San Antonio, Teksas – Një tjetër histori suksesi nga Struga që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amir Sela, vetëm 20-vjeçari nga Livadhia e Strugës, ka përfunduar me sukses trajnimin në Forcat Ajrore të SHBA-së (U.S. Air Force), duke u dalluar për rezultatet e tij të shkëlqyera akademike, fizike dhe profesionale.
Gjatë trajnimit në San Antonio, Teksas, Amir Sela është vlerësuar me *Marksman Expert Ribbon*, për aftësitë e treguara në qitje.
Por vlerësimet për të nuk janë ndalur këtu. Fluturimi i tij është nderuar me *PT Excellence*, *Academic Excellence* dhe *Honor Flight*, çmime që dëshmojnë përgatitjen e lartë fizike, rezultatet akademike, disiplinën dhe aftësinë për të punuar në ekip.
Pas përfundimit me sukses të kësaj faze, Amiri do të vijojë specializimin në fushën e sistemeve elektrike të avionëve (*Aircraft Electrical Systems*), duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt një karriere në aviacionin ushtarak amerikan.
Arritja e 20-vjeçarit nga Livadhia përbën një moment të veçantë krenarie për familjen Sela, të afërmit dhe gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.
Nga Livadhia e Strugës drejt Forcave Ajrore të SHBA-së – një rrugëtim që sapo ka nisur./Strugalajm

