Aleanca për Shqiptarët në një postim në Facebook thanë se jaë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Pas deklaratës së Kryeministrit se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse këtë e kërkon opozita, përgjigjja jonë është e qartë: po, jemi gati!
Jemi të gatshëm që që sot të ulemi dhe ta caktojmë datën e zgjedhjeve. Nuk ka nevojë për taktizime, prolongime apo kalkulime politike.
Qytetarët duhet të kenë mundësinë të japin vlerësimin e tyre për drejtimin në të cilin po ecën vendi dhe për mënyrën se si po qeveriset.
"
"
Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, aq më mirë për vendin, për qytetarët dhe për të ardhmen tonë.
Aleanca për Shqiptarët është gati. Le të vendosin qytetarët!

