Në mesin e tre rasteve të fundit të regjistruara me Ethe të Nilit Perëndimor është edhe një pacient nga Haraçina. Sipas mjekes Bajrami bëhet fjalë për një paciente të moshës 61 vjeçare, shkruan portali Lideri.mk. Ky është rasti i parë i shënuar i këtij virusi në komunën e Haraçinës, prandaj edhe është kryer dezinsektim i ijashtëzakonshëm në këtë komunë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarëve me virusin e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 34 raste. Deri tani janë shënuar dy viktima që kanë qenë të infektuar nga ky virus, por që kanë pasur dhe sëmundje tjera shoqërurese.
Në Klinikën Ivektive janë të shtrur mbi 15 pacientë, kurse disa prej tyre janë në gjendje të rëndë./Lideri

sqShqip