Nëpunësit policorë nga SPB Strumicë – DPB Radovish pardje në rrugën magjistrale Radovish–Shtip, pranë kryqëzimit për në fshatin Buçim, e kanë privuar nga liria M.V. (35) nga fshati Buçim, në rajonin e Radovishit, pasi gjatë kontzrolit të automjetit janë gjetur 14,440 euro, informojnë nga raportoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Përkatësisht, nëpunës policorë në rrugën magjistrale, pranë kryqëzimit për në Negotinë, kanë vërejtur një automjet udhëtarësh “Audi”, me targa të Radovishit, i drejtuar nga M.V., ndaj të cilit gjykata kompetente kishte shqiptuar masë kujdesi – ndalim për largim nga shtëpia, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal.

“Në kryqëzimin për në fshatin Buçim, nëpunësit policorë e kanë ndaluar automjetin dhe gjatë kontrollit janë gjetur 14.440 euro në vlera të ndryshme, për të cilat M.V. nuk ka paraqitur dëshmi për prejardhjen e tyre. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Gjevgjelisë, me udhëzimet e të cilit personi është mbajtur në Stacionin Policor në Radovish” informojnë nga MPB.

Gjatë ditës së djeshme, M.V. është nxjerrë para gjykatësit të Gjykatës Themelore të Gjevgjelisë, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pas çka është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues “Burgu i Shkupit”.

" "

Nga NJPB Radovish, me udhëzime të prokurorit publik, po ndërmerren masa dhe veprime plotësuese për përcaktimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave, si dhe sigurimin e provave lidhur me dyshimin për kryerjen e veprës penale “pastrim i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra e ndëshkueshme”, sipas nenit 273 të Kodit Penal.

sqShqip