Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në Bruksel nuk ka pasur takime politike, por tre takime me investitorë, të cilët janë në fazën përfundimtare të arritjes së marrëveshjeve për investime në Maqedoni, transmeton portali Lideri.mk.
“Njëri investitor është nga Gjermania, tjetri nga SHBA-ja, ndërsa i treti po zgjeron investimin ekzistues. Shumë shpejt, këtë vjeshtë, të tre do të nënshkruajnë marrëveshje dhe publiku do të njoftohet për përmbajtjen e këtyre bisedimeve”, tha ai.

