Dy partitë akuzohen mes veti lidhur me incidentin.

Incidenti ndodhi më 5 gusht dhe LSDM-ja pretendon se aktivistët e saj u sulmuan nga mbështetës të VMRO-DPMNE-së, sepse flisnin publikisht të vërtetën për ujin e ndotur në Gostivar.

LSDM ka dorëzuar kallëzim penal për incidentin në Novo Sellë. Nga partia opozitare akuzojnë se të dhëna konfidenciale policore kanë përfunduar te VMRO-DPMNE dhe janë keqpërdorur publikisht, ndërsa prokuroria dhe MPB-ja për nëntë ditë me radhë po heshtin për sulmin ndaj të rinjve në Novo Sellë.

“VMRO-OKG në një konferencë për shtyp publikoi të dhëna konfidenciale nga dokumentet e Stacionit Policor të Strumicës. Dokumente dhe të dhëna në të cilat nuk kanë të drejtë qasjeje dhe që mbahen si sekret zyrtar. E kjo është një vepër e re penale. Menduan se do të shpëtonin? U gënjyen.”

" "

— Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së
LSDM ka dorëzuar gjithashtu kallëzim penal kundër Valentin Manasievskit nga VMRO-DPMNE-ja për keqpërdorim të të dhënave personale. Manasievski u përgjigj se LSDM-ja nuk mohon që aktivistët e rinj janë faktikisht dhunues të dënuar dhe tregtarë droge, transmeton portali Lideri.mk.

“Ata nuk i përgënjeshtrojnë faktet që publikova për të kaluarën e tyre kriminale. Në vend të një përgjigjeje për këtë, vendosën të merren me atë se nga ku i kam siguruar informacionet. Unë jam zëdhënës i VMRO-DPMNE-së dhe mbroj interesin publik. Nuk jam asnjë lloj zyrtari policor, nuk kam asnjë qasje në sistemet policore dhe nuk i kam kërkuar kërkujt të shkelë ligjin”, tha Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE./Lideri

sqShqip