Një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Strumicë – Pikë Kalimi Kufitar Novo Sellë, në zonën e fshatit Turnovë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30, ndërsa në të kanë qenë të përfshirë një veturë “Seat Leon”, i drejtuar nga 29-vjeçari S.B. nga Strumica, dhe një motocikletë pa targa regjistrimi, të cilën e drejtonte 19-vjeçari A.D. nga fshati Ilovicë.

Nga plagët e marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë 19-vjeçarja K.J., e cila ishte pasagjere në motocikletë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore.

Drejtuesi i motocikletës, A.D., ka pësuar lëndime trupore, të cilat u konstatuan në Qendrën Mjekësore në Strumicë.

" "

Në vendin e aksidentit është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipi hetimor nga SPB Strumicë.

Gjatë alkotestit, është vërtetuar se shoferi i”Seat Leon” drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit. Tek ai janë matur 1,75 promilë alkool në gjak, pas së cilës është privuar nga liria.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatua gjithashtu se 19-vjeçari, drejtuesi i motocikletës, e drejtonte mjetin pa qenë i regjistruar dhe pa pasur të leje adekuatr për vozitje.

Për shkak të kryerjes së ekspertizës, qarkullimi në rrugën magjistrale Strumicë – Novo Sellë, te fshati Turnovë, ka qenë plotësisht i bllokuar në të dyja drejtimet nga mesnata deri në orën 2:30.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i vajzës së ndjerë është dërguar për obduksion.

Nga MPB informojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresat përkatëse.

sqShqip