Australi, në kërkim të fotos së përkryer në liqenin rozë
Australi, në kërkim të fotos së përkryer në liqenin rozë
Të rinjtë në Australi kanë zbuluar vendin e “ëndërruar” për të realizuar foton perfekte. Ata po udhëtojnë në një zonë industriale të Melburnit për të pozuar pranë një liqeni të mbushur me ujë ngjyrë rozë. Liqeni është duke u kthyer në një destinacion tejet të preferuar për të rinjtë dhe ndodhet vetëm 6,3 kilometra nga qendra e Melburnit. Megjithatë një problem ekziston. Ju nuk mund të shkoni në çdo moment për të gjetur ngjyrën e veçantë të ujit. Fenomeni natyror ndodh vetëm me ekuilibrin e duhur të kripës, dritës së diellit, temperaturave të larta, reshjeve të pakta dhe algave, e cila prodhon një pigment të kuqërremtë-portokalli të quajtur beta-Carotene.
reshjeve të pakta dhe algave, e cila prodhon një pigment të kuqërremtë-portokalli të quajtur beta-Carotene.