Artan Grubi gjatë kohë ishte lokomotiva kryesore e BDI-së në pushtetin ekzekutiv, por kjo nuk do të thotë se të gjithë nga kjo parti ia dojnë të mirën. Siç thonë burime nga prokuroria për portalin Lideri.mk, madje ka ‘persona të caktuar nga BDI’ të cilët po shfrytëzojnë lidhjet e tyre në qarqe brenda Prokurorisë nga koha kur ishin në pushtet, duke bë presion për të vazhduar arrestin shtëpiak të Grubit.

‘Ata bëjnë presion që të ngritet padi ndaj Grubit me qëllim që të vazhdon të qëndrojë në burg shtëpiak, e madje edhe të dërgohet në burg efektiv’, njoftojnë burime nga prokuria, të cilët fatkeqësisht insistojnë të mbeten anonimë dhe për shkak të natyrës së detyrës që kryejnë nuk pranojnë të flasin me emër dhe mbiemër për Lideri.mk.

Këto burime nuk përmendin as emrat e ‘personave’ që thonë se po punojnë në këtë mënyrë kundër Grubit, por i portretizojnë në mënyrë mjaft figruative.
‘Disa prej tyre ndoshta kanë luajtur futboll bashkë me Grubin. Kaq mund të ju themi për momentin, nëse vendosim t’i tregojmë me emra, portali i juaj do të jetë i parti që do të informohet’, premtojnë ata.

Po pse ‘persona nga BDI’ do të kërkonin vazhdim të arrestit për Grubin?
‘Me siguri kanë frikë se Grubi ka folur diku për të bëmat e tyre. Disa prej tyre me të drejtë i kanë këto dyshime, por për disa mund të themi që e kanë gabim’, shtojnë nga Prokuroria.

" "

E si mbetet tani çështja e arrestit të Artan Grubit, është pyetja jonë e radhës?
‘Për këtë do të vendosë Prokurori kompetent. Ne nuk duam të prejudikojmë ose komentojmë fare vendimin e kolegut tonë’, përgjigjen burimet tona në PTHP.

Kur del Grubi nga arresti shtëpiak?

Muaji i gjashtë dhe i fundit për hetimin ndaj ish‑zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga BDI përfundon më 22 gusht, kur ai do të lirohet edhe nga arresti shtëpiak, nëse prokurori nuk ngre akuzë kundër tij.

Prokurori i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, i cili pas 14 muajsh arratisje të Grubit e mbajti vetëm gjysmë dite në paraburgim dhe menjëherë ia zbuti masën në arrest shtëpiak, ka afat ligjor prej 10 ditësh për ta përfunduar hetimin. Në të kundërtën, Grubi është i lirë.

“Nëse nuk ka akuzë, arresti shtëpiak i të dyshuarit për të cilin pyesni hiqet dhe Gjykata Themelore Penale Shkup, me detyrë zyrtare, cakton masë për sigurimin e pranisë. Më së shpeshti kjo është marrja e dokumentit të udhëtimit”, thonë për Sakamdakazam.mk nga Gjykata Penale.
Artan Grubi, para se të dorëzohej në pikën kufitare Bllacë më 23 shkurt 2026, ishte i arratisur në Kosovë, ku nuk nevojitet pasaportë — kufiri kalon me letërnjoftim.

Ai dyshohet për përvetësim prej 8,2 milionë euro në Lotarinë Shtetërore. Pas disa orësh të kaluara në paraburgim, deklaroi se nuk ishte ndier i sigurt në Shutkë, ndaj prokurori, operativë të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), si dhe gjyqtari i procedurës paraprake, menjëherë e nxorën nga burgu me propozim për masë arrest shtëpiak.

Më 24 nëntor 2025, atëherë prokurori i shtetit, Ljupço Kocevski, deklaroi se provat për Grubin janë mbledhur dhe se pritej vetëm ekstradimi i tij nga Kosova. Heshtja për këtë lëndë mbetet e paqartë. Edhe dje Prokuroria na u përgjigj se nuk ka asgjë të re për hetimin që mund t’i komunikohet opinionit.

Përveç Grubit, i dyshuar në këtë rast është edhe Prparim Bajrami, kryetar i Bordit Drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i Lotarisë Shtetërore. Edhe ai është në arratisje.

Katër të tjerë janë të dyshuar në cilësinë e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve për dy thirrje të veçanta publike, dhe për ta ekziston dyshimi se kanë keqpërdorur autorizimet dhe detyrat e veçanta duke zhvilluar thirrje publike për transferimin e të drejtës për organizimin e lojërave elektronike dhe online të fatit, megjithëse kanë ditur se një procedurë e tillë nuk duhej të zbatohej në rastet konkrete .

Çka i tha Ahmeti-Grubit, e si ia ktheu Grubi-Ahmetit?

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ka kërkuar që Artan Grubi të kthehet në Maqedoninë e Veriut dhe të përballet me përgjegjësinë nëse ka keqpërdorur besimin e tij. Ahmeti theksoi se kërkon drejtësi të mirëfilltë dhe jo selektive, ndërsa shpreson që Grubi të lirohet nga arresti shtëpiak dhe procedura të vazhdojë.

Unë kam qenë ithtari kryesor që kam kërkuar që Artan Grubi të kthehet në Maqedoninë e Veriut të marrë përsipër proces. I kam thënë troç “nëse ke keqpërdor besimin tim të përgjigjesh”. Ai është betuar se do të punojë me ndershmëri. Dhe të vetmen fjalë ma ka thënë, “unë kam punuar me ndershmëri”. Dhe unë kam kërkuar publikisht dhe kam bërë presion te politika vendore le të dalë le të përgjigjet. Por jo drejtësi selektive, por dua drejtësi të mirëfilltë. Dhe mendoj gjërat shkojnë mirë, e para është të lirohet nga arresti shtëpiak dhe të shohim si do të vazhdojë”, tha Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së./Lideri

sqShqip