Me pikëllim të madh është pritur lajmi për ndarjen nga jeta, në moshën 77-vjeçarë të profesorit Ymer Rekës, sekretarit të parë të KF Shkëndija 79 dhe një prej figurave të rëndësishme në historinë e themelimit të klubit Tetovar me ngjyrat kuq e zi.

Prof. Ymer Reka, së bashku me një grup të madh intelektualësh dhe aktivistësh të qytetit të Tetovës, ishte ndër njerëzit e parë që u angazhuan për formimin dhe regjistrimin e klubit. Edhe pse ky aktivitet hasi në rezistencë nga pushteti i atëhershëm, autoriteti dhe përkushtimi i tyre bënë që iniciativa të përfundonte me sukses dhe klubi të regjistrohej.

Edhe gjatë rithemelimit të klubit në vitin 1991, prof. Ymer Reka ishte pjesë e kryesisë, ku dha një kontribut të madh jo vetëm në aspektin organizativ, por edhe financiar nje gjest që nuk duhet të harohet kolaj.

Dyqani i tij, i vendosur mes Pallatit të Kulturës dhe Postës në Tetovë, ishte një prej vendeve ku mblidheshin anëtarët e kryesisë dhe futbollistët e klubit. Aty zhvilloheshin takime dhe biseda të rëndësishme për të ardhmen e Shkëndijës.

" "

Kontributi i prof. Ymer Rekës mbetet pjesë e historisë së Shkëndijës dhe sportit tetovar. Emri dhe puna e tij do të kujtohen me respekt nga të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve, si dhe në veçanti bashkëlojtarëve dhe pjesëtarëve të gjeneratës së parë të vitit 1979.

sqShqip