Në Sheshin e Dëshmorëve në fshatin Hotël të Likovës është vendosur shqiponja prej metali, duke i dhënë një pamje të re dhe më madhështore këtij vendi të shenjtë të kujtesës sonë kombëtare.

Sheshi i Dëshmorëve është simbol i kujtesës sonë kombëtare, i vetëdijes dhe i respektit për ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë tonë. Mirëmbajtja dhe zbukurimi i këtij sheshi përmes aktiviteteve vullnetare nuk është vetëm një punë fizike, por edhe një detyrë morale e shoqërore.

Angazhimi i përbashkët dëshmon se sakrifica e dëshmorëve mbetet e gjallë në zemrat tona dhe se jemi të përkushtuar ta ruajmë e ta lartësojmë këtë trashëgimi për gjeneratat e ardhshme.

Faleminderit nga zemra secilit prej jush që jeni gjithmonë të gatshëm të përkrahni, pa kushte, çdo aktivitet në fshatin tonë./Televizioni News

" "
sqShqip