Screenshot

Rexhep Ademi, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i cili ka lënë gjurmë në dy luftërat tona çlirimtare, po përballet me betejën e tij më të vështirë – një sëmundje e rëndë në stomak.
Për t’i dhënë shpresë dhe për ta fituar këtë jetë, atij i duhet një ndërhyrje kirurgjikale urgjente në një spital në Stamboll, kostoja e së cilës kap shifrën prej 17,000 euro.

Familja dhe shoqata humanitare “Vlera 2019” kanë nisur një aksion urgjent solidarizimi për t’i dalë në ndihmë Rexhës në këtë moment kritike:

“Shpresoj që ta ndihmojmë Rexhën, që ta tejkalojë këtë sfidë, pas shumë sfidave të tjera. Kush kontribon, Zoti e shpërbleftë,” shprehen nga familja dhe shoqata.

Si mund të kontribuoni?

" "

Të gjithë njerëzit vullnetmirë, bashkatdhetarët dhe humanistët që kanë mundësi të kontribuojnë financiarisht, mund t’i drejtohen të dhënave zyrtare të llogarisë bankare:

Shoqata Bëmirëse Vlera 2019

Banka: TTK BANKA AD Skopje
Llogaria (Acc. no.): 290000002210584
IBAN: MK07290722000011975
SWIFT (BIC): TTXBMK2X

Kontakte zyrtare për informacione dhe konfirmime:

Tel / WhatsApp / Viber: 070 566 650

Facebook / Messenger: Shoqata Bëmirëse Vlera2019

Bamirësia dhe solidariteti ynë janë shpresa e vetme e Rexhës sot. Të tregojmë edhe një herë se humanizmi nuk mungon kur bëhet fjalë për jetën e një njeriu dhe veterani të lirisë!

sqShqip