Afrim Gashi qartëson dilemat, deputetë e AAA-së do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë Zaev2
Lideri i Alternativës, Afrim Gashi në paraqitjen para mediave në selinë ekësaj partie në Shkup ka qartësuar të gjitha dilemat se si do të veprojnë deputetët e kësaj partie në seancën e Kuvendit ku në rend dite do të jetë mosbesimi i Qeverisë “Zaev 2”.
Tha se katër deputetë e kësaj partie do të votojnë “për” rrëzimin e Qeverisë
“Deputetët e partisë së Apasievit kanë tërhequr nënshkrimet nga iniciativa dhe ne si katër deputetë të Alternativës unanimisht dhe të unifikuar bashkë nesër do të votomë për rrëzimin e Qeverisë”, tha Gashi.