May 5, 2024
Sport

BORÇE HRISTOV TRAJNER I RI I RABOTNIÇKIT

BORÇE HRISTOV TRAJNER I RI I RABOTNIÇKIT
Skuadra e Rabotniçkit ka emëruar Borçe Hristovin për trajner të ri të stafit teknik. Hristov ka firmosur kontratë deri në janar të vitit 2023. “Dua të falenderoj drejtuesit e klubit për besimin e dhënë. Rabotniçki është një sfidë e madhe për mua, mund të premtoj shumë punë. Ekipi posedon potencial, futbollist të ri dhe të talentuar. Do të bëjmë gjithçka për ta zhvilluar në drejtimin e duhur”, është shprehur Hristov. Ky i fundit pas prezantimit ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë me Rabotniçkin, ndërsa në këtë post e zëvendëson Aleksandar Vlahon që u largua për shkak rezultateve të dobëta.