Inflacioni vjetor në Maqedoni në korrik 2026 ka arritur në 2,3 për qind, tregojnë të dhënat më të reja të Entit Shtetëror të Statistikës (EShS). Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, indeksi i kostove të jetesës është më i lartë për 2,3 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është rritur për 1,8 për qind.

Në raport me muajin paraprak, inflacioni është 0,1 për qind, që tregon rritje minimale mujore të kostove të jetesës.

Krahasuar me qershorin, rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar te transporti – 4,4 për qind, pasuar nga rekreacioni, sporti dhe kultura me 2,6 për qind, banimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse me 0,9 për qind, si dhe restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 0,7 për qind. Rritje e lehtë ka edhe te shërbimet arsimore, si dhe te pijet alkoolike dhe duhani.

Nga ana tjetër, ulje e kostove të jetesës është regjistruar te mobilimi dhe mirëmbajtja e amvisërisë – 1,4 për qind, te ushqimi dhe pijet joalkoolike – 1,1 për qind, te veshmbathja dhe këpucët – 0,2 për qind, si dhe te informacionet dhe komunikimet dhe kujdesi shëndetësor – 0,1 për qind.

" "

Krahasuar me qershorin, kur inflacioni vjetor ishte 3,4 për qind, të dhënat e korrikut tregojnë ngadalësim të rritjes së çmimeve.

sqShqip