Xhaferi: Nëse të enjten dështon mocioni mosbesimit, 90 ditë s’do të mundet të ngritet mocion i ri mosbesimi
Kreu i Kuvendit, Talat Xhafer në paraqitjen e tij të sotme në TV21 tha se nëse dështon nisma për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë gjatë ditës së enjte, në rast të nevojës për nismë tjetër, do të duhet të pritet edhe 90 ditë.
“Votohet mosbesimi, bie qeveria. Nuk votohet mosbesimi, vazhdon Qeveria, por 90 ditët e radhës nuk mund të ketë mocion të ri”, deklaroi në ClickPlus Talat Xhaferi./TV21