Nëse qytetarët e Gostivarit do të duhet të marrin ndihmë institucionale për pagesën e faturave të ujit, do të duhet ta vendosë këshilli. Kështu deklaroi Zudi Xhelili nga shtabi komunal i krizës duke komentuar deklaratën e ministrit Toshkovski i cili u bëri thirrje banorëve të lënë sa më shumë çezmat hapur për pastrimin e ujit. Xhelili po ashtu njoftoi për metodën e re të analizimit të rezultateve të ujit.
Sipas deklaratës së Xhelilit për Aksat, deri në fund të javës mund të ketë ujë të pijshëm nga ujësjellësi për banorët e Gostivarit,
Nëse rezultatet e analizave që priten nesër janë të mira, ai tha se deri në fund të javës Gostivari mund të ketë ujë të pijshëm.
Pot ka theksuar se qytetarët duhet të informohen vetëm nga informata zyrtare.

