Rajon - Botë

Mimoza Kusari Lila në Zvicër, iu bën thirrje diasporës që të vaksinohen

Gazeta zvicerane “Blick” i ka kushtuar gjatë ditës së djeshme një artikull vizitës së Mimoza Kusarit Lilës në Zvicër.

Në artikullin e publikuar shkruan se kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës gjatë një bashkëbisedimi me bashkatdhetarët në Bern të Zvicrës.

Ajo iu ka bërë thirrje atyre që të vaksinohen bashkë me fëmijet e tyre.

“Gjatë një vizite në Zvicër, politikania kosovare Mimoza Kusari-Lila ka folur me shqiptarët e Kosovës që jetojnë këtu në Bernë dhe ka kërkuar që të vaksinojnë veten dhe fëmijët e tyre”, shkruan Blick.ch.

Kusari Lila gjatë bashkëbisedimit tha:

“Unë e di vetëm një gjë: vaksinimi ndihmon në forcimin e imunitetit kundër virusit. Edhe me vaksinat e tjera, askush nuk pyeti se çfarë kishte në të. Pra pse hezitoni për vaksinimin kundër COVID?”.

“Kam dy fëmijë, të dy janë vaksinuar në Kosovë dhe janë të shëndetshëm. Pse nuk bëni të njëjtën gjë?”.