Policia e Strugës ka ngritur kallëzim penal kundër S.M. (53) nga fshati Misllodezhdë i Strugës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Shkatërrim i pyjeve” dhe “Mosmarrja e masave për mbrojtje në punë”.

“Më 20.04.2026, pa marrë paraprakisht leje për prerje dhe në kundërshtim me rregulloret e Ligjit për Pyjet, në një pronë të paluajtshme të huaj në vendin e quajtur Lenište, në zonën e fshatit Misllodezhdë, ai pa kontratë pune ka angazhuar punëtorë dhe pa autorizim ka prerë 107 trungje dushku/bufe dhe tre trungje shkoze, ose gjithsej 31,9 metra kub masë druri për ngrohje.

Gjatë prerjes, punëtori R.D. (46) nga Shkupi është goditur nga një dru, me ç’rast ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë. Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Strugë në bashkëpunim me ekipet policore, Inspektoratin Shtetëror të Punës, Inspektoratin Shtetëror të Pylltarisë dhe Policinë Pyjore”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

sqShqip