Shqipëri, gabim e ke!

Sot nuk po flasim vetëm për një njeri. Po flasim për një parim.

Kur ndalohet hyrja e një dijetari fetar pa një transparencë të qartë dhe pa i dhënë mundësinë të mbrojë veten, lindin pyetje që prekin vlerat demokratike, lirinë e besimit dhe shtetin e së drejtës.

Hoxhë Bekir Halimi ka fituar respektin e mijëra besimtarëve përmes ligjëratave, dijes dhe përkushtimit të tij jo vetëm për fenë por edhe shqiptarinë. Mund të pajtohesh ose jo me qëndrimet e tij, por askush nuk duhet të paragjykohet apo të dënohet pa fakte dhe pa procedura të drejta.

" "

Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend që është krenuar me tolerancën fetare dhe respektin për të drejtat themelore. Pikërisht për këtë arsye, ky vendim ngjall shqetësim.

Shqipëri, gabim e ke!

Drejtësia nuk forcohet me ndalesa të pashpjeguara. Ajo forcohet me transparencë, me ligj dhe me respekt për dinjitetin e çdo njeriu.

#EdheUnëJamBekirHalimi

sqShqip