Këta janë ata që rrinin bashkë me plot Apasieva kur arrestoheshin motrat tona me shami
Shkruan: Lundrim Paçuku
Sot na dolën ca shqiptar që qajnë nat e ditë nga frika e humbjes së karikes dhe ca të tjerë jo shqiptar që i bashkuan votat me Apasiev për të rrëzuar një pushteti kriminal.
Këto janë po ata shqiptar që në tubim thirnin Uçk, Uçk dhe natën rinin me Mijallkovin në kafe.
E njejta qasje dhe retorike Nacionaliste, njëlloj si Apasiev, të përdorim pak luftën dhe konfliktet etnike për pak vota dhe pushtet.
Ju erdhet në pushtet për të mbyllur Marveshjen e Ohrit në 2004, dhe ndejtët në pushtet pa të deri në 2021.
Këto ndanin zyrat e pushtetit në kohën kur rriheshin e burgoseshin shqiptar pabesësisht.
Këto janë ata që ishin në pushtet gjatë të gjithë rastëve të montuara antishqiptare si Sopoti dhe Monstra.
Këto janë ata që ndanin zyrat bashkë me plot Apasieva kur arrestoheshin e rriheshin motrat tona me shami.
Këto janë ato shqiptar që ishin bashkëpushtetar kur Jankullovska na quante indian.
Këto janë komandantët e pushtetit që kërkonin vota në tubim në Tetovën legjendare bashkë me Lube Boshkovskin..
Këto kanë drejtuar me Ministrinë e Arsimit kur në libra thuhej që shqiptarët janë të ardhur.
Kur në kuvend rifeshin ca njerëz pamvarësisht a shqiptar ose jo shqiptar po dhunoheshin, ishin këto që putheshin me dhunuesit.
Ishit aq fetarë sa nuk latë institucion fetar pa e politizuar, ashtu siç bëni dhe sot.
Ishin po këto patriotë, në rastin e Harun Aliut, Lagjen e Trimave, Enciklopedinë dhe shumë raste të tjera.
Mbi të gjitha janë ato shqiptar që nuk kanë lënë ditë pa e vjedhur këtë vend në 20 vite që aq ju dhimbet.
Një cikël zgjedhor kërkoni vota me Ramushin dhe Dautin e një Tjetër me Luben, në fund përfunduat me Menduin.
Për të parë evoluimin tuaj si subjekt mjafton të ktheni kokën nëpër fushatat tuaja, nga këngët Ilir Shaqirit përfunduat te SRMN-ja.
Kaq sa e keni përmendur Apasievin në 4 ditë të jeni të sigurt që i shtuat 4 deputet më shumë.
E keqja e Shqiptarëve sot janë korupsioni dhe pushtetarët që u emëruan drejtor kur Apasiev kishte 17 vjet dhe sot që aji u bë 38 ju vazhdoni të jeni drejtor, dhe të vetmin sukses në 20 vite e keni rritjen në numrat e bankës !