Maqedoni

Ali Ahmeti nuk e ka përmendur “kryeministrin shqiptar” në takim me Mickovskin

Sot është zhvilluar takim në mes Ali Ahmetit dhe Mickoskit të VMRO-së.

Këtë e kanë konfirmuar sonte Izet Mexhiti dhe Arben Taravari në Klan Macedonia. Sipas Izet Mexhitit dy lideret po i shqyrtojn programet nëse përputhen.

Kurse Taravari iu drejtua Mexhitit se ata (BDI) mund të bashkepunojnë me VMRO-në kurse ata si opozite nuk munden? Gjatë fushatës se zgjedhjeve lokale shumë funksionar të BDI-së akuzonin ASH pse bashkepunon me VMRO-ne.

Burime partiake në VMRO-DPMNE kanë njoftuar se në këtë takim Ali Ahmeti fare nuk e ka përmendur kryeministrin shqiptar, as Marrëveshjen e Prespës e as atë me Bullgarinë.
Në VMRO-DPMNE kanë thënë se takimi është realizuar me kërkesë të Kryetarit të BDI-së.